Më 8 dhjetor 1854 i Lumi Papa Piu IX shpalli dogmën e Të Zënit të Virgjërës Mari pa
mëkat. Tri vjet para kësaj date, më 8 shtator 1857, Papa bekoi e përuroi monumentin
e Zojës së Papërlyer në Sheshin e Spanjës. Piu XII është Papa i parë, që nisi të
dërgojë lule në Sheshin e Spanjës, në Solemnitetin e Zojës së Papërlyer. I Lumi
Gjoni XXIII, në vitin 1958, shkoi në Sheshin e Spanjës, për të vendosur tek këmbët
e monumentit, një shportë me lule të bardha. Më pas Papa vizitoi edhe Bazilikën e
Shën Marisë së Madhe. Në gjurmët e kësaj tradite ecën edhe Papët Pali VI, i Lumi
Gjon Pali II, Benedikti XVI e sot, edhe Papa Françesku në vizitën e tij të parë te
këmbët e Zojës së Papërlyer, në Sheshin e Spanjës, për t’u gjunjëzuar përsëri para
ikonës së Saj në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, më e lashta, që i ka kushtuar krishtërimi
Nënës së Papërlyer të Krishtit.