2013-12-06 11:44:48

Ndërron jetë Nelson Mandela


Afrika e Jugut dhe bota mbarë kanë filluar t’i bojnë homazhe Nelson Mandelës, heroit të luftës kundër apartheid-it dhe presidentit të parë të zi të Afrikës së Jugut demokratike, i cili vdiq të enjten mbrëma në moshën 95 vjeçare.
“Njeriu ynë fort i dashur Nelson Mandela, presidenti themelues i kombit tonë demokratik, na la. Vdiq në paqe, i rrethuar nga familjarët e vet, rreth orës 20:25 (...) Kombi ynë humbi birin e vet më të madh”, deklaroi presidenti Zuma në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Që kur doli lajmi i vdekjes së atij që u vlerësua nga mbarë bota si simboli i pajtimit racial, qindra njerëz me çfarëdo prejardhje filluan të mblidheshin para shtëpisë së Mandelës në Johannesburg.








All the contents on this site are copyrighted ©.