2013-12-03 13:04:05

Koncert Solidariteti në Vatikan. Imz. Parolin: Papa viziton Spitalin Bambino Gesù më 21 dhjetor


Papa Françesku do të vizitojë më 21 dhjetor fëmijët e shtruar në Spitalin pediatrik Bambino Gesù të Romës. Lajmin e dha mbrëmë Sekretari i Shtetit Imz. Pietro Parolin, në fund të koncertit “La luce dei bmbini” (Drita e fëmijëve), që u dha në sallën Pali VI, në Vatikan. Zëri i Andrea Bocelli-t, i shoqëruar nga orkestra simfonike Rossini e Pezaros dhe nga Koralja Quadriclavio e Bolonjës, bëri thirrje, me anë të këtij koncerti, për solidaritet me spitalin Bambino Gesù të Selisë së Shenjtë. Ky takim i përdyvjetshëm, i organizuar në bashkëpunim me Sekretarinë e Shtetit, këtë vit mbështet ripërtëritjen infrastrukturore dhe teknologjike të terapisë intensive kardiokirurgjike të këtij spitali.
Reparti i terapsë intensive kardiokirurgjike të Spitalit Bambino Gesù është i vetmi i llojit në Italinë qendrore dhe pret 600 pacientë vocërrakë çdo vit. Falë një marrëveshjeje ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë, spitali ka pritur dhe pret edhe fëmijë shqiptarë, sipas kushteve të marrëveshjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.