2013-12-02 17:58:09

Referendumi i Kroacisë u thotë “jo” martesave mes personave me të njëjtin seks


Kroacia shprehet kundër martesave ndërmjet homoseksualëve. Dje, në vend, u zhvillua referendumi, që ripohoi se martesa duhet përkufizuar me ligj në Kushtetutë, si bashkim i një burri me një grua. Pjesëmarrja qe e ulët, 38% e votuesve, gjë që ka shkaktuar polemika mbi vlefshmërinë e votimeve. Gjithsesi, nga njerëzit, që iu afruan kutive të votimit, për të shprehur opinionin e tyre, 65,77% votuan për martesën tradicionale, ndërsa 33,62% kundër saj. Ky ndryshim i Kushtetutës me referendum e rreshton Kroacinë përkrah vendeve si Letonia, Lituania, Polonia, Hungaria dhe Bullgaria, të cilat, megjithëse janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë shprehur qartas kundër martesave homoseksuale. Fitoi pra, organizata “Në emër të familjes”, pavarësisht nga bojkoti i theksuar qeveritar e mediatik. Gjithsesi, qeveria e Zagrebit lajmëroi se do të paraqesë një ligj të ri mbi bashkimin civil të çifteve me të njëjtin seks.








All the contents on this site are copyrighted ©.