Papa Françesku priti dje Priorin e Bashkësisë së Taizé-së
Vëlla Aloizi, priori i Taizé-së, u prit nga Papa Françesku në Vatikan më 28 nëntor.
Kjo qe audienca e parë private e tij me Papën e ri. Të gjithë papët, që nga Gjoni
XXIII, Pali VI, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI e kanë pritur çdo vit themeluesin e
bashkësisë ekumenike të njohur në të gjithë botën. Vëlla Aloizi i foli Papës mbi
mikpritjen e të rinjve në Taizé dhe mbi shtegtimin e shpresës që bashkësia gjallëron
me të rinjtë në të gjitha kontinentet. Ai i paraqiti Papës edhe orvatjet ekumenike
të Taizé-së, duke vënë në dukje se të krishterët i mban të bashkuar pagëzimi. Papa
Françesku shprehu vlerësimin e lartë që ka pasur për Vëlla Rozherin, themeluesin e
Taizé-së, dhe e inkurajoi bashkësinë të vijojë udhën që ka nisur prej shumë kohësh.