2013-11-28 13:39:21

Imzot Ksuereb emërohet delegat për Komisionet, pikë referimi për strukturat ekonomike të Vatikanit


Papa Françesku emëroi imzot Alfred Ksuereb, delegat për “Komisionin Papnor këshillimor për Institutin e Veprave Fetare” si edhe për “Komisionin Papnor këshillimor për studimet dhe organizimin e strukturës ekonomiko-administrative të Selisë së Shenjtë. Detyra e tij është të vigjëlojë e ta informojë Papën, në bashkëpunim me Sekretarinë e Shtetit, përsa i përket punës së ardhshme e nismave për t’u ndërmarrë.








All the contents on this site are copyrighted ©.