2013-11-24 15:07:12

Një lutje e posaçme Zojës, në Engjëllin e Tënzot


Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku përshëndeti posaçërisht bashkësinë ukrainase, në 80-vjetorin e Holodomorit, “urisë së madhe”, shkaktuar nga regjimi sovjetik, gjatë së cilës mijëra ukrainas vdiqën pikërisht nga uria. Pastaj, një mendim plot mirënjohje në treqindvjetorin e vdekjes së të Lumit Junipero Serra, françeskan spanjoll, drejtuar misionarëve që, në rrjedhë shekujsh, e kumtuan Ungjillin, duke hedhur farën e fesë në të katër anët e botës.
Papa përfundoi me një lutje drejtuar Zojës së Bekuar:“Me këtë lutje, lypim ndoren e Marisë, posaçërisht për vëllezërit e motrat tona, që persekutohen për shkak të fesë së tyre. E janë shumë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.