2013-11-22 14:37:33

Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës takohet me Papën Françesku. Në qendër të bisedës, kriza dhe të drejtat e njeriut


Gjendja aktuale dhe perspektivat e Bosnjë-Hercegovinës, në qendër të bisedës së përzemërt të Papës Françesku me kryeministrin e vendit sllav, Vjekoslav Bevanda, të cilin e priti sot në Vatikan. Më pas, kryeministri u takua edhe me autoritete të tjera të Selisë së Shenjtë.
“Takimet, zhvilluar në një atmosferë të përzemërt, qenë rast për të shkëmbyer mendimet mbi gjendjen aktuale në Bosnjë-Hercegovinë, mbi sfidat e vendit, si edhe mbi përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri, që respekton gjithnjë e më tepër të drejtat e qytetarëve”. U shpreh kënaqësi për marrëdhëniet dypalëshe, përmirësuar dukshëm nga Marrëveshja Bazë e vitit 2006, e cila favorizon bashkëpunimin ndërmjet Kishës dhe shtetit, për të mirën e përbashkët e për zhvillimin e vendit. U prekën tema, që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe me kontributin e katolikëve në shoqëri.








All the contents on this site are copyrighted ©.