2013-11-21 16:24:38

Historia e Kuvendit të Shën Andout Abat


Origjina
Bashkësia e murgeshave kamaldoleze të Romës lind në shekullin XVIII ng atakimi i një vejushe të re, nënë e tre fëmijëve, Angela Pezza me murgjërit “çenobitë” kamaldolezë të Shën Gregorit në Çelio.

Burimet
Tregimi për hapat e para të bashkësisë ruhet në “Kujtimet e Murgeshave Kamaldoleze të Kuvendit të Shën Andout Avat në Romë”, hartuar me urdhër të Abateshës Nënë Maria Angela e Shën Filipit Apostull, në vitin 1865. Këto “Kujtime”, nga ana e tyre, bazohen në kujtimet en jë murgu të Shën Gregorit në Çelio, i cili i pati shkruar me ndihmën e fjalit të themelueses. “Kroniste” të tjera shkruan edhe më vonë deri në vitet ’50 të Nëntëqindës, duke lënë dëshmi të llojeve të ndryshme. Për 50 vjetët e fundit të bashkësisë, është akoma tradita gojore e murgeshave ajo, që përbën bazën thelbësore të informacionit.
Historia e bashkësisë është e karakterizuar nga shtegtimet e detyruara në qytet: nën presionin e lëvizjeve napoleonike fillimisht, republikane më pas e, së fundi, në atmosferën e ndezur të Romës pas bashkimit, murgeshave kamaldoleze u është dashur ta çmontojnë e ta rimontojnë tendën në vende, jo gjithmonë të përshtatshme për jetën murgare.
Fizionomia e bashkësisë duket se mban vulën e këtij udhëtimi të gjatë edhe sot, kur, tashmë e vendosur përgjithnjë në Aventin, ka shtrirë dalëngadalë, në katër kontinente, një rrjet të pasur me shtëpi, rezidenca të vogla murgjërish e eremitësh, priorate, edhe me përmasa të mëdha.
Duke u nisur nga lidhja fillestare me çenobitët kamaldolezë të Shën Gregorit në Çelio, murgeshat kamaldoleze të Romës kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta si me hierarkitë kishtare (për shembull, papët, shpesh të ftuar në bashkësi, ose kardinjatë vikarë për dioqezën e Romës. Ndër ta, edhe kamaldolezë, si Gregori XVI dhe kardinali Placido Zurla), ashtu edhe me botën benedektine, mashkullore e femërore, sidomos në Nëntëqindën, pas vendosjes në Aventin.

Figurat e shquara
Historia e bashkësisë është histori e çdo murgeshe, që ka qenë dhe është pjesë e saj. Megjithatë, spikasin disa figura, të cilat kanë kontribuar në mënyrë të veçantë në rrugën e kamaldolezeve: eprorja Angela Maria Pezza, themeluese, nënë Gjertruda e Të Shenjtnueshmit Sakrament, abateshë nga viti 1828 deri në vitin 1846, motra e klauzurës Nazarena Crotta (mbyllur në kuvendin e Shën Andout nga viti 1945 më 1990), nën Hildegard Ghinassi, abateshë në periudhën 1955-1993.

Pas Koncilit II të Vatikanit
Ashtu si gjithë bota murgare, edhe bashkësia e Shën Andout, që nga vitet ’60, u shndërrua thellësisht, shpesh me vuajtje të mëdha, të cilat dhanë shumë fryte. E mbështetur nga energjia dhe largpamësia shpirtërore e motër Hildegard Ghinassi, si edhe nga sjellja vëllazërore e murgjërve kamaldolezë e benediktinë, bashkësia iu përshtat frymës së Koncilit, duke e harmonizuar atë me traditën mijëravjeçare të përshpirtërisë kamaldoleze.

Për një kronologji më te detajuar shko në faqen e internetit:









All the contents on this site are copyrighted ©.