2013-11-20 15:28:37

Papa lutet për të vdekurit në Sardenjë. Sot, salikimet e para


Në audiencën e përgjithshme Papa bëri thirrje për popullsitë e zonave të përmbytura nga vërshimet e ujërave, në Sardenjë:“Nuk mund të mos i kujtojmë viktimat e përmbytjes në Sardenjë: lutemi për ta dhe për familjarët, thellësisht solidarë me njerëzit, që pësuan dëme të rënda”.
Papa i ftoi, më pas, gjithë besimtarët e pranishëm të luten në heshtje për të dëmtuarit nga koha e keqe. Dje, në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit, imzot Parolin, Ati i Shenjtë u drejtoi gjithë banorëve të kësaj zone të dëmtuar, një fjalë të dalë nga zemra, fjalë ngushëllimi e inkurajimi, duke i siguruar se i kujton posaçërisht në lutje, sidomos ata, që humbën jetën e pësuan dëmet më të rënda. Ati i Shenjtë uroi të mos u mungojë kurrë solidariteti. “Jam thellësisht i prekur në shpirt nga tragjedia e tmerrshme e u kërkoj të gjithë besimtarëve, shkroi Papa në një Tweet, të lutemi për viktimat e, posaçërisht, për fëmijët.
Sardenja, ndërkaq, qan 16 të vdekurit, ndërmjet të cilëve, 4 fëmijë, që humbën jetën, ndërsa mbi trojet, ku banonin, kalonte cikloni Kleopatra. U dëmtuan më rëndë, Olbia e Nuoreze. 2300, të shpërngulurit. Sot, Meshët e para të dritës.
Në këtë klimë të rëndë, Konferenca ipeshkvnore italiane caktoi një milion euro nga fondet e tetë për mijë, si ndihmë e parë për tragjedinë e Sardenjës. 100 mijë euro të tjera arritën nga Karitasi.
Përgjigje e drejtpërdrejtë, thirrjes së Papës!








All the contents on this site are copyrighted ©.