Ati i Shenjtë i paraqet familjet fshatare si modele vëllazërimi në punë
Në audiencën e përgjithshme Papa kujtoi edhe se më 22 nëntor Kombet e Bashkuara do
të përurojnë “Vitin ndërkombëtar të familjes fshatare”, me synimin që të nënvizojë,
ndërmjet tjerash, se bujqësia dhe zhvillimi i zonave fshatare mbështeten pikërisht
tek familja, që duhet vlerësuar si forcë e punës, që respekton krijimin dhe ndihmon
për plotësimin e nevojave konkrete: “Edhe në punë, familja është model vëllazërie
për të jetuar përvojën e unitetit e të solidaritetit ndërmjet të gjithë anëtarëve
të saj, me vëmendje të posaçme ndaj atij, që ka më shumë nevojë për kujdes e ndihmë,
duke i shmangur, që në fasha konfliktet shoqërore. Për këtë arsye, ndërsa shprehim
kënaqësinë tonë për këtë nismë të nevojshme, urojmë të kontribuojë për të vlerësuar
dobitë e panumërta, që sjell familja në zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor e
moral të mbarë bashkësisë njerëzore”.