Moti po bën dëme të rënda në Sardenjë, ku furia e një cikloni me shi e erë shkaktoi
dje 17 të vdekur dhe rrënime të shumta të shtëpive e të rrugëve. Gjendja e jashtëzakonshme
vijon edhe sot dhe pop prek edhe rajone të tjera të Italisë. Gallura është zona
më e prekur nga cikloni Kleopatra. Shtëpitë dhe rrugët janë nën ujë, si rrjedhojë
e fryrjes së lumenjve. Qindra vetë kanë mbetur pa strehë. Ka shembje rrugësh e urash
dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Qarkullimi automobilistik dhe hekurudhor është
pothuajse krejtësisht i paralizuar, por edhe transporti ajror e detar është ngadalësuar.
Banorët e ishullit janë të krejtësisht të befasuar nga kjo ngjarje me përmasa të pazakonta
e të pa paramendueshme. Grupet e ndihmës së shpejtë i janë vënë punës menjëherë, duke
sfiduar vështirësitë e motit të egër. Pasi shprehu dhimbjen për viktimat dhe shpresën
që vjen prej fesë, ipeshkvi Sanguineti tha se kjo shfaqje e natyrës është rrjedhojë
e shfrytëzimit të saj pa kriter nga ana e njerëzve: “Kemi vjedhur tepër; njeriu e
ka zhvatur së tepërmi natyrën dhe natyra rimerr atë që i është hequr: mbi mjedisin
është ushtruar dhunë, janë mbyllur lumenjtë, u është ndryshuar shtrati rrjedhave të
ujit, janë shpyllëzuar malet… Plagët që mbar mjedisi janë plagë shumë të rënda dhe
nuk duhet të qajmë – fatkeqësisht – dëmet e të shkuarës, në të cilën mjedisi i shëndoshë
e mikpritës është zhvatur e nuk është ruajtur.