2013-11-15 15:07:04

Papa nuk bëri pritjet e programuara sot paradite, për shkak të një ftohjeje


Papa Françesku hoqi nga programi i paradites pritjet e parashikuara, për shkak se ndjehej pakëz i pamundur. Lajmin e dha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit Atë Federiko Lombardi, në një takim me gazetarët. Meqë bëhej fjalë për pritjen e kryetarëve të disa dikastereve, Ati i Shenjtë mendoi se ishte më mirë t’i shtynte këto audienca. Zëdhënësi i Vatikanit pohoi se Papa do të jetë i pranishëm sot pasdite në Bazilikën e Shën Pjetrit, për shugurimin ipeshkvor të Imz. Fernando Vergéz Alzaga (Verheth Althaga), sekretar i përgjithshëm i Governatoratit.










All the contents on this site are copyrighted ©.