Armët kimike, Rama-qytetarëve: Nuk i pranojmë. I pamundur asgjësimi në Shqipëri
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë fund ankthit të mijëra shqiptarëve që prej
disa ditësh protestuan për t’i thënë “Jo" armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Në
një konferencë për shtyp, kryeministri Rama ka deklaruar se Shqiperia nuk do te perfshihet
në operacionin e shkatërrimit të lëndeve kimike të Sirisë.
"Me respektin me
të madh ndaj shqiptarëve ju them të gjithëve se “JO”, nuk do të përfshihemi në këtë
operacion" - kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama të gjithë shqiptarëve që po prisnin
vendimin para kryeministrisë.
Rama sqaroi se kur u vu ne konktakt iu kerkua
konfidencialitet, cka e detyroi te mos fliste publikisht per diskutimet qe po zhvilloheshin
ne kuader te asgjesimit te arsenalit kimik te Sirise. Kryeministri garantoi se nuk
do e tradhetonte kurre popullin e tij. (marre nga Balkanweb)