2013-11-14 14:22:39

Takim në Vatikan mbi punën baritore me parlamentarët katolikë


Këshilli Papnor për Drejtësi e Paqe organizon takimin e parë të meshtarëve që shërbejnë pranë parlamenteve të disa vendeve, me temë: Puna baritore me politikanët. Shoqërimi shpirtëror dhe përhapja e së mirës së përbashkët. Takimi realizohet dhjetë vjet pas daljes së një shënimi doktrinor të Kongregatës për Doktrinën e Fesë mbi angazhimin dhe sjelljen e katolikëve në jetën politike dhe pesëdhjetë vjet pas botimit të letrës enciklike Pacem i terris, e cila, në pjesën e tretë, na porosit të mbështesim e të mbrojmë dinjitetin e personit njerëzor në të gjitha format e tij, në fushën e jetës publike.
Kuvendi, që do të zhvillohet me 14-15 nëntor 2013, do të jetë një rast i volitshëm për të kuptuar më thellësisht Mësimin e Kishës mbi rëndësinë e angazhimit të të krishterëve në politikë dhe mbi tematikat lidhur me këtë argument, si edhe mbi çështjet etike dhe zhvillimet legjislative që kanë arritur shtete të ndryshme në lidhje me bioetikën, me të drejtën familjare dhe të emigrantëve, me lirinë fetare etj…








All the contents on this site are copyrighted ©.