2013-11-13 12:38:47

Lutja e Papës për fëmijët e vrarë në Siri e për Filipinet, dëmtuar rëndë nga tufani


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri një thirrje të dyfishtë, për Sirinë dhe Filipinet:“Me dhimbje të thellë mora lajmin se dy ditë më parë, në Damask, të shtënat e mortajave vranë disa fëmijë, që po ktheheshin nga shkolla si dhe shoferin e autobusit. Fëmijë të tjerë mbetën të plagosur. Ju lutem, të mos përsëriten kurrë më këto tragjedi! Të lutemi fort. Këto ditë po lutemi e po bashkojmë forcat për t’i ndihmuar vëllezërit e motrat tona të Filipineve, dëmtuar rëndë nga tufani i tmerrshëm. Këto janë beteja të vërteta për t’u luftuar. Luftë për jetën! Kurrë për vdekjen!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.