Emigrantët kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
“Bashkohu me ne”: kjo është thirrja e emigrantëve shqiptarë në Torino të Italisë,
të cilët solidarizohen me protestat paqësore në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë kundër
shkatërrimit të armëve kimike siriane në impiantet vendore. “Pa ngjyra politike –
shkruajnë emigrantët në rrjetin shoqëror Facebook – pa interesa meskine. Një protestë
qytetare me qëllim mbrojtjen e një të drejte parësore: jetës”. Emigrantët do të mblidhen
nesër, 14 nëntor, në sheshin “Carignano” të Torinos, në orën 12. Të gjithë ftohen
të marrin pjesë.