2013-11-12 15:07:14

Në Rrënjët e krishtera e të Evropës: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi: (Skedë)


Duke kërkuar rrënjët e krishtera në disa prej viseve ballkanike, që lidhen me Shqipërinë e shqiptarët, flasim me gojën e statistikave, realizuar në vitin 2010- 2011.
Nisim nga Shqipëria. Me sipërfaqe 28.748 km2 e popullsi 3.162.000 banorë, sipas regjistrimit të vitit 2010, ka rreth 70% myslimanë, 20% të krishterë ortodoksë e rreth 10% katolikë të ritit latin.
Kosova: me sipërfaqe 10.908 km2 e popullsi 1.734.000 banorë (sipas regjistrimit të vitit 2011), ka 3% të krishterë katolikë e 6% besimtarë të tjerë të krishterë. Pjesa tjetër e popullsisë është myslimane.
Maqedonia: me sipërfaqe prej 25.713 km2 e popullsi 2.058.500 banorë, gjithnjë sipas statistikave të vitit 2011, ka 65% besimtarë të krishterë ortodoksë, 32% myslimanë sunitë, 1% katolikë, 2% të tjerë.
Mali i Zi: me sipërfaqe 13.812 km2, popullsi 620.000 banorë, ka 72% të krishterë ortodoksë, 19% myslimanë, 3,4% të krishterë katolikë e 5,4% të tjerë.Pajtorë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, janë Shenjtorët vëllezër Çirili e Metodi. Kujtojmë se Pajtorja e të gjitha trojeve shqiptare dhe banorëve të tyre, është Zoja e Këshillit të Mirë. Shenjtërorja e Saj, bri kështjellës Rozafa, është edhe Shenjtërore Kombëtare e shqiptarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.