2013-11-08 14:15:08

Mbrojtja e jetës dhe e ambientit, në qendër të bisedës ndërmjet Papës dhe presidentes së Kosta Rikës


Sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë presidenten e Republikës së Kosta Rikës, Laura Çinçila Miranda. “Gjatë biedës së përzemërt – shkruhet në komunikatën e Sallës së Shtypit të Vatikanit – u vu në dukje bashkëpunimi ndërmjet Kishës e shtetit për të zgjidhur disa probleme shoqërore, si edhe kujdesi i përbashkët për disa tema si mbrojtja e jetës dhe ruajtja e ambientit. Gjithashtu, u fol për mundësinë e nënshkrimit të një Marrëveshjeje ndërmjet Kosta Rikës dhe Selisë së Shenjtë, me qëllim përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe për të mirën e zhvillimin e vendit. Së fundi, u përmend gjendja rajonale e disa problematika ndërkombëtare dhe u theksua nevoja e impenjimit për arritjen e paqes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.