2013-11-07 15:52:40

Papa shpreh afërsi me popullsinë e Tarantos, për çështjet e punës, të shëndetit e të ambientit


“Ambienti, shëndeti dhe puna, një udhë e mundshme për të mirën e përbashkët”. Me këtë titull u hap sot në Taranto të Italisë, një Konferencë e organizuar nga kryedioqeza e vendit. E pikërisht ipeshkvit, imzot Filipo Santoro e Kuries, i mbërriti dje mesazhi i Papës Françesku, dërguar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, imzot Pjetro Parolin. Ati i Shenjtë uron që reflektimi i pjesëmarrësve të sjellë vendime konkrete për ta ndryshuar mënyrën e jetesës dhe sistemin ekonomik, për ta ndihmuar çdo njeri t’i shohë të realizuara, të gjitha të drejtat e tij. Kujtojmë se gjendja e Tarantos është mjaft e ndërlikuar për shkak të një ndërmarrjeje kimike, tashmë e falimentuar, e cila ka shkaktuar probleme të rënda shëndetësore në zonë. Nga ana tjetër, ajo u ka dhënë punë mijëra vetëve, prandaj, siç thekson edhe Papa Bergolio, zgjidhja nuk është e lehtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.