2013-11-07 15:51:50

Papa, ipeshkvijve francezë: dëshmoni mëshirën e Hyjit. Themelor, formimi i meshtarëve


Papa Françesku u shkruan ipeshkvijve francezë, të mbledhur në Asamblenë e tyre të përgjithshme, në Lurdë. Impenjohuni gjithnjë në shërbim të njeriut, sidomos kujdesuni për të mënjanuarit, i fton. Ati i Shenjtë u kërkon gjithashtu t’i kushtojnë vëmendje të posaçme formimit të meshtarëve të ardhshëm, që ata të rrënjosen vërtet në Krishtin e t’u qëndrojnë afër njerëzve, që Zoti ua ka besuar. Mesazhi vë theksin edhe në traditën misionare të Kishës në Francë. Bashkësitë tuaja dioqezane, u shkruan Papa ipeshkvijve, të ecin gjithnjë në udhën e kthimit kah Krishti, në mënyrë që fjala e tyre ungjillëzuese të jetë e besueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.