2013-11-06 15:58:39

Papa Françesku viziton një vogëlushe të sëmurë e u kërkon besimtarëve të luten për të


Papa e përfundoi katekizmin e audiencës së përgjithshme duke u kërkuar besimtarëve një lutje të posaçme: “Më lejoni t’ju kërkoj një vepër bamirëse. Mos u shqetësoni, vijoi, nuk është fjala për të mbledhur lëmoshë, e? Një vepër dashurie të krishterë. Para se të vija në Shesh, shpjegoi, shkova për të takuar një vogëlushe me moshë krejt të njomë, një vit e gjysëm, me një sëmundje tejet të rëndë. E ëma dhe i ati luten e i lypin Zotit shëndetin e kësaj krijese të bukur, të brishtë. Qeshte, e varfëra. Të bëjmë një vepër dashurie të krishterë. Ne nuk e njohim, por është ferishte e pagëzuar, e krishterë, një nga ne. Ta bëjmë një vepër dashurie për të. T’i lutemi në heshtje Zotit ta ndihmojë në këtë çast të vështirë e t’i japë shëndet. Në heshtje. Një çast të vetëm, e pastaj të themi së bashku FalemiMarinë”.
Pas lutjes Papa i falënderoi besimtarët “Ju shpreh mirënjohjen për këtë vepër dashurie të krishterë” - u tha.









All the contents on this site are copyrighted ©.