2013-11-03 16:38:33

Papa Françesku lutet në Kriptën e Vatikanit për Papët e vdekur


Dje pasdite, në ditën kur Kisha kremtonte Përkujtimin e gjithë besimtarëve të vdekur, Papa Françesku zbriti në Kriptën e Vatikanit, për t’u lutur pranë varreve të Papëve të vdekur. Lutja u kremtua në formë ngushtësisht private. “Në këtë Kriptë, u lut Ati i Shenjtë Françesku, ia besojmë mëshirës së Atit qiellor, ata që e kanë varrin këtu, ku presin të ngjallurit e korpit. Posaçërisht, vijoi, ia besojmë Papët, të cilët kryen shërbimin e barinjve të Kishës universale, që të jenë pjesëmarrës në liturgjinë e qiellit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.