2013-11-03 16:40:33

Indi: fanatikët hinduistë sulmojnë të krishterët me akuzën e kthimeve të detyruara në fenë e Krishtit


Një grup të krishterësh u sulmua të hënën e kaluar, nësa po lutej, nga fanatikë hinduistëë grupit radikal “Bajrang Dal” në Kalva, shteti indian i Maharashatrës. Sipas njoftimit dhënë nga organizata “Catholic Secular Forum” (Csf) agjencisë Fides, një grup prej 35 militantësh hinduistë, të armatosur me shkopinj e shufra hekuri hyri me forcë në sallën e bashkësisë protestante “Asambleja e Zotit”. Fanatikët nisën t’i rrahin e t’i grabisin të gjithë besimtarët e pranishëm, duke i akuzuar për kthime të detyruara në fenë e krishterë. Katër të krishterë mbetën të plagosur rëndë dhe përfunduan në spital. Është hera e katërt që sulmohet kjo sallë gjatë liturgjisë. E të katër herët policët e caktuar për ta ruajtur, nuk ia dolën t’i ndalojnë fanatikët e tërbuar. Fondamentalistët po bëjnë çmos për ta polarizuar shoqërinë mbi baza fetare, për shkaqe pastërtisht politike, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Indi, që priten të organizohen më 2014. Bashkësia e krishterë kërkon nga qeveria të garantojë mbrojtjen e kishave dhe të sallave të lutjes së të krishterëve dhe t’i dënojë ashpër ata, që përpiqen të ndezin konfliktin ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.