2013-11-03 16:47:29

Egjipt: islamistët sulmojnë Kishën e Virgjërës Mari, në Kairo


Sulm i ri mbi një kishë të krishterë në Egjipt. Ngjarja ndodhi të premtën e kaluar, në Zaitunit, pjesa lindore e Kairos, kur një grup studentësh pranë Vëllezërve Myslimanë u vërsul kundër kishës së Virgjërës Mari. Grupi, që posa kishte dalë nga lutja e së premtes në xhaminë aty pranë, u ndesh me disa të rinj të krishterë, që nuk i lejuan islamistët të hynin në ndërtesën kishtare. Çastet e këtij tensioni të ri u regjistruan në një video amatorësh, në të cilën shihet qartë vargani i islamistëve që drejtohet nga kisha duke hedhur parulla kundër patrikut kopto-ortodoks Tavadros. Një të arritur në treme, të rinjtë islamistë grisën një afishe, vendosur në fasadë të kishës e i mbushën muret me mbishkrime fyese kundër patrikut, koptëve dhe forcave të armatosura. Burimet lokale njoftojnë se çdo të premte në mesditë, përkrahësit e Vëllezërve Myslimanë kalojnë para kishës duke u tallur me të krishterët e duke lëshuar parulla armiqësore e fyese. E policia arrestoi këto ditë një burrë, që fshihte në shtëpi 108 manifeste me sharje kundër të krishterëve dhe ushtrisë. Situata mbetet e nderë në të gjithë Egjiptin, që priti sot për vizitë sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry. Kujtojmë se pas largimit të Morsit nga detyra, SHBA kanë shpenzuar qindra milionë dollarë për ndihma humanitare në Egjipt.







All the contents on this site are copyrighted ©.