2013-11-02 15:40:01

2 Nëntor: Papa Françesku lutet në Kriptën e Vatikanit për papët e vdekur


Sot, dita kur Kisha kremton Përkujtimin e gjithë besimtarëve të vdekur, Papa Françesku do të zbresë, në orën 18.00, në Kriptën e Vatikanit, për të kryesuar një çast lutjeje për papët e vdekur. Edhe më 1 prillin e kaluar, ishte Hëna e Engjëllit, Ati i Shenjtë shkoi në Kriptën e Vatikanit e u gjunjëzua pranë varreve të papëve të shekullit të kaluar: Benedikti XVI, Piu XI, Piu XII, Pali VI, Gjon Pali I, që pushojnë në paqe në këtë vendvarrimi monumental. Ky akt nderimi mbyllte vizitën e devocionit tek Varri i Shën Pjetrit, në nekropolin poshtë Bazilikës së Vatikanit. Në Kapelën Klementine, vendi më pranë Varrit të Princit të Apostujve, Papa u ndalua për një çast, në lutje të heshtur.







All the contents on this site are copyrighted ©.