2013-11-01 15:44:14

Sot, “Dita e Shenjtërimit Universal”


Njëherësh me festën e Gjithë Shenjtorëve, sot u kremtua edhe “Dita e Shenjtërimit Universal”, promovuar nga Lëvizja “Për Shenjtërinë”, themeluar në vitin 1947 nga Shërbëtori i Zotit, Gulielm Gjakuinta. Sot u hapën edhe kremtimet në kujtim të 100-vjetorit të ditëlindjes së themeluesit, lindur më 25 qershor 1914. Me këtë rast, Mesha kryesore u kremtua në Romë, në Kishën e Shën Marisë së Loretos, paraprirë e pasuar nga një mori nismash, lutjesh e reflektimesh, në Itali e në vende të ndryshme të botës, ku është e pranishme Lëvizja. Të gjitha, përqendruar tek tema e Ditës: “ Të tregojmë Zotin”. Qëllimi i Ditës, të nënvizojë se shenjtëria, siç e kujtoi edhe Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot, është thirrje, që u drejtohet gjithë të krishterëve, pa asnjë përjashtim.








All the contents on this site are copyrighted ©.