2013-11-01 18:25:01

Papa Françesku: Bekimi i të vdekurve në Varrezën e Veranos


Të lutemi:
O Atë, i vetmi burim i shenjtërisë,
mahnitës në të gjithë shenjtorët e tu,
bën ta arrijmë edhe ne
përsosurinë e dashurisë sate,
për të kaluar nga kjo sofër eukaristike,
që na mban në këmbë gjatë shtegtimit tokësor,
në gostinë festive të qiellit!
Nëpër Krishtin Zotin tonë!
R/ Amen!

Nësa vizitojmë varrezën, vendpushim i vëllezërve tanë e motrave tona të vdekura, ta përtërijmë besimin tonë në Krishtin e vdekur, të varrosur e të ngjallur për shëlbimin tonë. Edhe trupat e vdekur do të rizgjohen ditën e fundit, e ata, që u përgjumën në Zotin, do të jenë pranë Tij në ngadhënjimin mbi vdekjen. Me këtë siguri, i lartojmë njëzëri Atit lutjen tonë të ngushëllimit e të bekimit, e edhe lutjen që, pas perëndimit të secilit nga ne, të mundemi, të gjithë, që jemi këtu, të takohemi para Zotit të gëzimit të amshuar.

Lutja e bekimit
Bekuar qofsh, o Hyj,
Atë i Zotit tonë, Jezu Krishtit.
Në mëshirën tënde të madhe
na rilinde
përmes ngjalljes së Jezusit nga të vdekurit
për një shpresë të gjallë
një trashëgimi, që nuk kalbet, as nuk prishet;
dëgjoje lutjen tonë! Po ta lartojmë
për gjithë të dashurit tanë, që e lanë këtë botë:
“Hapi krahët e mëshirës sate
e pranoi në bashkësinë e lumnueshme
të Jeruzalemit të Shenjtë.
Ngushëlloi ata që vajtojnë
nga dhimbja e ndarjes
me sigurinë se të vdekurit jetojnë në Ty
e se edhe trupat, që i besohen sot tokës,
do të marrin pjesë, një ditë,
në fitoren e Pashkëve të Birit tënd”.
Ti, që në udhën e Kishës, vure si shenjë të ndritshme të Lumen Virgjër Mari,
me ndërmjetësinë e Saj përforcoje fenë tonë,
premto që asnjë pengesë të mos na bëjë të dredhojmë
rrugën, e cila na çon tek Ti,
gëzim i pambaruar.
Nëpër Krishtin, Zotin tonë
R/ Amen.

Pas lutjes, Papa bekoi varret.
Jepjua, o Zot, pushimin e pasosur,
e i ndritët drita e pambaruar!
Pushofshin në paqe.Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.