2013-10-28 11:58:18

Në Asizi, të krishterë, hebrenj e myslimanë reflektuan e u lutën së bashku për paqen


Hebrenj, të krishterë e myslimanë, të gjithë së bashku në “frymën e Asizit” për të theksuar impenjimin e tyre në favor të paqes. Dje paradite, në qytetin e Shën Françeskut, u zhvillua takimi tradicional ndërfetar, filluar për herë të parë në vitin 1986, nga Papa i lum Gjon Pali II. Këtë vit, në qendër të reflektimit, ngjarjet e Lindjes së Mesme dhe udhët e mundshme të dialogut. Së bashku me familjen françeskane dhe me ipeshkvin e Asizit, imzot Domeniko Sorrentino, qenë të pranishëm edhe Patriku latin i Jeruzalemit Fuad Tval, një delegacion islamik e rabini Dejvid Rouzen, drejtor i Departamentit për punët ndërfetare të Komitetit Hebraik Amerikan. Në fjalët e drejtorit të sallës së shtypit të Kuvendit të françeskanëve të Asizit, atë Enxo Fortunato, kuptimi i këtij takimi:RealAudioMP3
Zhveshja nga zakonet e sjelljet e secilit për t’u takuar me tjetrin. Për ta takuar sidomos në përmasën e tij njerëzore, me dashamirësi, në mënyrë që çdo rrethanë të kthehet në rast për paqen. Kjo u përsërit shpesh e ky impenjim nuk përfundon këtu, por vazhdon edhe më tej. Paqja duhet të lindë nga zemra, nga një zemër e lirë dhe e çarmatosur. U soll shembulli i lutjes së Papës Françesku për Sirinë. Është ky takim i lirë, që bën të lindë ylberi i paqes.
Në qendër të takimit, Lindja e Mesme. A u tha ndonjë gjë e veçantë?
Ne e dimë - siç na e kujtoi Gjon Pali II, në kohën e vet – se konflikti izraelito-palestinez përfaqëson nënën e të gjitha luftrave. Fakti që krerët fetarë të të gjitha besimeve impenjohen, punojnë përditë për paqen, pavarësisht se në heshtje, na bën të shpresojmë për të ardhmen.








All the contents on this site are copyrighted ©.