Kosova fillon negociatat me Bashkimin Evropianë, për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
MSA do të shënojë marrëdhënien e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. Pritet që
MSA mes Kosovës dhe BE-së të nënshkruhet në pranverë të vitit 2014 dhe të hyjë në
fuqi në fund të vitit 2014. MSA do të shënojë marrëdhënien e parë kontraktuale në
mes të Kosovës dhe BE-së dhe një arritje të rëndësishme në procesin e integrimit të
Kosovës në Bashkimin Evropian.
Parashikohet që përfundimi i MSA-së do të kërkojë
3-4 raunde të negociatave, të cilat do të pasohen nga 3 sesione te grupeve punuese
mbi: Lëvizjen e lirë të mallrave, krijimin, ofrimin e shërbimeve dhe lëvizjen e kapitalit;
Përafrimi i ligjeve, zbatimi i ligjit dhe rregullat e konkurrencës; dhe Politikat
e bashkëpunimit dhe bashkëpunimi financiar. Dispozitat për çështjet e tregtisë, që
është komponenti më i ndërlikuar dhe vëllimor i marrëveshjes, do të jenë pika e parë
e negocimit.
Sapo të përfundojnë negociatat, Këshilli i Evropës do të vendosë
për autorizimin e Përfaqësueses së Lartë për të nënshkruar marrëveshjen, e cila do
të hyjë në fuqi pas pëlqimit të Parlamentit Evropian dhe ratifikimit nga Kuvendi i
Kosovës. Pritet që MSA mes Kosovës dhe BE-së të nënshkruhet në pranverë të vitit 2014
dhe të hyjë në fuqi në fund të vitit 2014.
MSA në mes të Bashkimit Evropian
dhe Kosovës dallon prej marrëveshjeve tjera që BE- i ka zhvilluar me vendet tjera
të Ballkanit. MSA mes Kosovës dhe BE-së, siç transmeton sot rtk, nuk do të realizohet
në formën e një marrëveshjeje të përzier, mirëpo në formën e një marrëveshjeje vetëm
të BE-së. Kjo është bërë e mundur falë risisë në Traktatin e Lisbonës, përkatësisht
nenit 47, i cili në mënyrë eksplicite i akordon Bashkimit Evropian personalitet ligjor.
Së dyti, meqenëse Kosova nuk njihet nga 5 shtete anëtare, shtetet anëtare kanë theksuar
në direktivën negociuese se marrëveshja nuk do të paragjykonte qëndrimin e tyre ndaj
statusit.
Së fundi, veçantia e kësaj MSA-je është konfirmuar nga fakti se
shtetet anëtare kanë qenë të vendosura për të sqaruar se kjo marrëveshje nuk do të
ndikojë në natyrën dhe fushëveprimin e marrëveshjeve të ngjashme në të ardhmen e as
në pozicionin e shteteve anëtare dhe institucionit të BE-së për kompetencat.
Ndryshe
nisja e negociatave shënon një hap të rëndësishëm në një proces i cili ka nisur në
shkurt 2012, kur Komisioni Evropian kishte vendosur të lansojë një studim të fizibilitetit
për të shikuar nëse ishin plotësuar kriteret politike, ekonomike dhe ligjore për një
MSA.
Studimi i fizibilitetit i publikuar në muajin tetor 2012 kishte sugjeruar
se Kosova ka qenë ”në masë të madhe e gatshme” për të nisur negociatat për një MSA,
me kusht që Kosova të realizonte shpejt një numër reformash në katër fushat prioritare:
sundimi i ligjit, administrimi publik, mbrojtja e minoriteteve dhe tregtia.
Në
prill 2013, Komisioni konsideroi se të gjitha prioritetet afatshkurtre, që ishin identifikuar
në studimin e fizibilitetit ishin plotësuar, duke shtruar në këtë mënyrë rrugën drejt
përfundimeve të Këshillit në qershor 2013 për të vendosur për autorizimin e hapjes
së negociatave për një MSA.