2013-10-27 14:37:18

Twitter. Falenderimi i Papës për 10 milion ndjekësit: “Vazhdoni të luteni për mua”


Dje, pak pas orës 21.30, faqja @Pontifex e Papës Françesku në Twitter i kapërceu 10 milion ndjekësit. Sot paradite, në tweet-in e tij, Ati i Shenjtë i falenderoi të gjithë.
“Të dashur ndjekës – shkruan Papa Bergolio - mora vesh se jeni mëse 10 milion tashmë! Ju falenderoj nga zemra e ju kërkoj të vazhdoni të luteni për mua”. Kujtojmë se faqja në Twitter u përurua më 12 dhjetorin e vitit të kaluar nga Papa Benedikti XVI, në 8 gjuhë të botës. Më 17 janar të këtij viti, u shtua latinishtja, që zgjoi interesim të madh. Deri më 28 shkurt, dita e tërheqjes së Jozef Racinger nga papnia, e ndiqnin Papën 3 milion e 300 mijë vetë. Gjatë Selisë Vakante, faqja u pezullua për t’u hapur sërish më 17 mars, katër ditë pas zgjedhjes së Papës Françesku. Edhe më interesant se vetë faqja është fenomeni i ri-tweetimit të mesazheve, për hir të të cilit, mëse 60 milion vetë, në të gjithë botën, njihen me fjalët e Papës Françesku. Gjuha më e ndjekur është spanjishtja, me mëse 4 milion “follower”, pastaj anglishtja dhe italishtja.








All the contents on this site are copyrighted ©.