2013-10-24 13:36:51

Egjipt: të krishterët kritikojnë qeverinë dhe forcat e sigurisë për sulmet kundër kishave


Gjatë sulmit terrorist të së dielës së kaluar, që shkaktoi vdekjen e katër vetëve, përfshirë dy vajza, 9 e 12 vjeçe, si dhe plagosjen e 18 dasmorëve koptë, policët, që duhet të ishin në gatishmëri, në mbrojtje të kishës, nuk u dukën fare. E konfirmojnë këtë mungesë të pafalshme, burimet e shtypit egjiptian dhe personeli i kishës, duke shprehur, kështu, përsëri, pakënaqësinë kundër forcave të sigurisë, që vijon prej ditësh në mjediset e krishtera. Dje, njofton agjencia Fides, militantët e Bashkimit Rinor Masperos, grup të rinjsh aktivistë të bashkësisë kopto-ortodokse, e anuluan manifestimin e protestës, që kishin vendosur të organizonin pas masakrës, për të mos u bërë shkaktarë të preteksteve apo veprimeve provokuese, që mund të shaktoheshin nga kundërshtarët e depërtuar në radhët e tyre. Por njëkohësisht, gjatë takimeve me përfaqësuesit e qeverisë, kërkuan lëvizjen e ministrit të jashtëm, Mohamed Ibrahim, si i paaftë për të mbrojtur të krishterët. Ndërkaq prifti kopto-ortodoks, Tomas Daud Ibrahim, famullitar i kishës së dëmtuar rëndë nga sulmi terrorist, konfirmoi se ndërmjet të plagosurve kishte disa përfaqësues të Vëllezërve Myslimanë, të ftuar në dasëm, duke shtuar edhe se anëtarë të lëvizjes islamiste i ndihmuan të plagosurit pas atentatit.








All the contents on this site are copyrighted ©.