Këshilli Papnor për Punëtorët e Shëndetësisë shtegton në Tokën e Shenjtë
Këshilli Papnor për Punëtorët e Shëndetësisë gjendet në Tokën e Shenjtë, për shtegtim.
Një grup prej 80 vetash, anëtarë të personelit, që përfshin rregulltarë e punëtorë
të shëndetësisë, i udhëhequr nga Imzot Zhan-Mari Mupendavatu, me ndihmën e Nënsekretarit,
Atë Augusto Chendi, gjendet tashmë atje dhe pret të mbërrijë, të premten e ardhshme,
kryetarit i këtij dikasteri, Arqipeshkvit Zigmund Zimovski. Shtegtarët kanë shkuar
në Izrael të hënën dhe janë lutur në malin Karmel, në Malin e Lumturive, në Kafarnaum,
Tabgha, Kanë e Nazaret, ku kanë kremtuar meshën e shenjtë, në bazilikën e Lajmërimit,
dhe kanë vizituar spitalin Fatebenefratelli. Pastaj kanë vizituar Kibucin ‘Ein Gev’
në Liqenin e Tiberiadit. Në ditët e ardhshme itinerari përfshin vizitën e vendeve
të shenjta në Betlehem, në lumin Jordan e Jeruzalem. Ditën e fundit, të dielën, parashikohet
të marrin pjesë në kremtimin solemn të Zojës Mbretëreshë të Palestinës në Deir Rafat. Shtegtimi
i Këshillit Papnor për Punëtorët e Shëndetësisë organizohet edhe në përgatitje të
edicionit solemn të Ditës Botërore të të sëmurit, që do të kremtohet në 2016 në Nazaret,
me temën: “Të lëshohemi në dorë të Jezusit si Maria: ‘Bëni çfarë t’ju thotë!’” (Gj
2,5).