2013-10-23 14:51:41

Kisha-BE. Imzot Xhordano: krishterimi është mundësi për Evropën


Sot, Evropa ka nevojë për ide, për vlera që e bashkojnë, prandaj është e nevojshme të hapet Qielli mbi të e, historia e saj të shohë drejt amshimit. Me këto fjalë, Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Këshillin e Evropës, imzot Aldo Xhordano, iu drejtua mbrëmë Europarlamentit, deputetëve të të cilit u foli për “Krishterimin, si mundësi për të ardhmen e Evropës”.
Imzot Xhordano ifoli për kulturën aktuale, e cila pretendon ta realizojë integrimin evropian pa bashkëndarë vlerat bazë të shoqërisë, që rrjedhin nga historia, nga të drejtat themelore, nga fetë – të vetmet shtigje, që e bëjnë të qëndrueshme udhën politike të Bashkimit Evropian. Pastaj, vuri në dukje se kontinenti përbëhet nga një shumicë popullsie të pagëzuarish në Krishtin, të cilët nuk janë të imunizuar nga veprimi i shekullarizimit. Përveç kësaj, atyre u duhet të përballojnë çdo ditë sfidat e shumë kulturave dhe feve, që gjithnjë e më tepër, po karakterizojnë truallin evropian. Sipas imzot Xhordanos, krishterimi që beson në Zotin e kryqëzuar, në Hyjin që dha jetën për të gjithë, që predikon solidaritetin e vëllazërinë ndërmjet njerëzve, e gjen pikën e takimit me Evropën në planin e lirive themelore e kjo është rruga e kontributit të të krishterëve në të ardhmen e kontinentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.