2013-10-22 14:46:27

I Lumi Gjon Pali II, një jetë e shkrirë për Krishtin e Njeriun


Papa Gjon Pali II (lat. Ioannes Paulus PP. II), në shekull Karol Józef Wojtyła, lindi në Vadovicë (Poloni), më 18 maj 1920; vdiq në qytetin e Vatikanit, më 2 prill 2005. Vojtila ishte pasardhësi i 263-të i Shën Pjetrit, Papa i 264-t i Kishës Katolike; Kryeipeshkvi i Romës, Kreu i Qytet-Shtetit të Vatikanit. I zgjedhur papë më 16 tetor 1978, po mbushte 27 vjet papnie, e treta për gjatësi në historinë e Kishës. Papnia e Karol Vojtilës filloi më 16. 10. 1978 : Për herë të parë, që nga viti 1522 (Adriani VI, i 218-ti papë, gjerman) ulet në Fronin e Shën Pjetrit një Papë me origjinë jo italiane.
Më 25. 01. 1979, Shtegtimi i parë ndërkombëtar, në Republikën Domenikane, Meksikë, Bahamas.
Më 04. 03. 1979, boton n "".Më 13. 05. 1981 Gjon Pali II plagoset rëndë nga turk , në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Më 15. 09. 1982, pret në audiencë, në Vatikan, prijësin palestinea Jaser Arafat.
Është Papa i parë që shkel në një : më 13. 04. 1986 : viziton sinagogën hebraike të Romës.
Më 27. 10. 1986 fton prijësit e të gjitha besimeve të botës për t’u lutur së bashku në .
Pret për herë të parë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, zotin më 01. 12. 198915.07.1992: i nënshtrohet t për heqjen e një tumori në zorrë. Pak më vonë shfaqen e sëmundjes së .
25.04.1993 : Vizita (e para e një pape) në Shqipëri, bashkë me Nënë Terezën. 17. 05. 1993 : Botohet Katekizmi i Ri i Kishës Katolike, i dyti pas atij të vitit 1566.
30. 12. 1993: Nënshkruhet, në Jeruzalem, marrëveshja themelore Izrael-Vatikan për fillimin e marrëdhënieve diplomatike.29. 04. 1994: Pas rrëzimit, thyerja në këmbën e djathtë.09. 12. 1994: Revista amerikane e zgjedh "Burri i Vitit".
15. 01. 1995: Gjatë shtegtimit apostolik në Filipine, kryeson, në Manila, një nga Meshët më të mëdha në historinë e Kishës Katolike, i rrethuar nga 4 milion njerëz.25. 12. 1995: I sëmurë nga gripi, për herë të parë nga fillimi i papnisë, nuk i drejton Romës e Botës (Urbi et Orbi) mesazhin e Krishtlindjes.
21. 01. 1998: Shtegtimi apostolik i shumëpritur në Kubë.25.12.1999: Hap në : fillimi i Vitit të madh Jubilar 2000.
20. 03. 2000: Shtegtimi apostolik në Izrael, Jordani dhe Palestinë. Lutja pranë Murit të Lotëve në Jeruzalem; kremtimi i meshëve në e në Nazaret.
06.05.2001: Papa i parë në histori, që viziton një xhami islamike : xhaminë , në Damask.
16. 10. 2003: I sëmurë rëndë, kremton e 25-vjetorit të Papnisë.01. 02. 2005: Shtrohet për probleme në rrugët e frymëmarrjes, në klinikën romake Gemelli. Rikthehet shpejt në Vatikan.
06. 02.2005: Papa del në dritaren e klinikës për të bekuar besimtarët
10.02.2005: Del nga spitali Gemelli. Me mijëra njerëz e përshëndesin me gjatë kthimit me në Vatikan.
13. 02. 2005 : duket në dritaren e studios së tij, mbi Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe bekon besimtarët. Lutjen e Engjëllit të Tënzot e lexon imzot Leonardo Sandri.
24. 02. 2005 : shtrohet përsëri në spital. I bëhet një për ta ndihmuar në . Vatikani shpreson se do ta ndihmojë për ta kapërcyer sëmundjen.27. 02. 2005: Papa duket për disa sekonda pas dritares së mbyllur të klinikës.
01. 03. 2005: Joseph Ratzinger e viziton Papën në spital. Bisedon me Gjon Palin II italisht dhe gjermanisht.
13. 03. 2005: Gjon Pali II rikthehet në Vatikan, ndonëse shëndeti i tij është rënduar shumë.
27. 03. 2005: Ati i Shenjtë duket në dritaren e studios së tij në Sheshin e Shën Pjetrit dhe orvatet t’u flasë besimtarëve të Dielën e Pashkëve. Por nuk mundet. Shtegtarët e besimtarët e mbledhur në , të prekur thellë, qajnë me dënesë.30. 03. 2005: Papa dëshiron përsëri t’u flasë besimtarëve. Vatikani njofton zyrtarisht se Papa ushqehet me një në stomak.
01.04.2005: Vatikani pohon se gjendja shëndetësore e Gjon Palit II është tepër serioze. Për shkak të një të rrugëve urinare, Papa pëson goditje në sistemin kardiologjik dhe helmim gjaku. I jepet Sakramenti i Vajimit.02. 04. 2005: Papa Gjon Pali II vdes në Vatikan, në orën 21: 37.
Lumnimin e Gjon Palit II u kremtua të diel, më 1 maj 2011.
Pati pesë kremtime kryesore:
Kremtimi i parë, organizuar nga dioqeza e Romës, që e kishte Papën Vojtila ipeshkëv, ishte nata përgatitore e lutjes, më 30 prill, në Cirkun romak Massimo.
Kremtimi i dytë, të dielën, më 1 maj, në Sheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga Benedikti XVI.
Kremtimi i tretë, nderimi i relikeve të të Lumit të ri nga ana e besimtarëve, më 1 maj, menjëherë pas kremtimit të Lumnimit. Reliket e të Lumit u ekspozuan për nderim në bazilikën e Shën Pjetrit, para Elterit të Rrëfimit.
Kremtimi i katërt, Mesha e falënderimit, më 2 maj, në Sheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga kardinali Tarçizio Bertone, asokohe sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij,
Së fundi, trupi i të Lumit të ri u vendos, në formë private, në Bazilikën e Vatikanit, pranë kapelës së Shën Sebastianit, ku nderohet edhe sot nga besimtarë nga të katër anët e botës.
Festa liturgjike e të Lumit Gjon Pali II kremtohet më 22 tetor.










All the contents on this site are copyrighted ©.