2013-10-21 17:10:53

Pikëpyetja shqiptare përballë luftës siriane


Ndërsa politika e jashtme e Shqipërisë, e majtë dhe e djathtë, deklaron në mënyrë të përsëritur mbështetjen e politikës së jashtme të SHBA-së në Siri, mjetet e informacionit masiv të Shqipërisë herë pas here përpiqen të shpërndajnë, ose, të paktën, të vënë në dukje, mjegullën rreth rekrutimit të forcave vullnetare shqiptare në mbështetje të kryengritësve sirianë.
Gatishmëria qeveritare e Tiranës për të mbështetur pa kushte vendimet amerikane në lidhje me Sirinë, shfaqet aq problematike, sa paaftësia qeveritare (të paktën në dukje) për të vërtetuar me përpikëri numrin, motivet dhe mënyrën e rekrutimit të qytetarëve shqiptarë në një luftë të tillë.
Thirrjet e vullnetarëve shqiptarë të luftës siriane, të bëra publike deri tani, kanë ngjyrim të pastër fetar. Thashethemet rreth një organizate bamirëse turke, që është marrë drejtpërdrejt me rektrutimin dhe transportimin e shqiptarëve të stërvitur, për të luftuar kundër Asadit, mbeten të pavërtetuara dhe të pakundërshtuara. Fytyra e vuajtur e të moshuarit shqiptar, që u shfaq së voni, në videomesazhin e fundit drejtuar bashkëatdhetarëve e bashkëfetarëve të vet, fsheh mjerim dhe shpreh shqetësim.
A është e mendueshme se kjo plagë shqiptare mund ta bëjë më të lehtë plagën siriane?








All the contents on this site are copyrighted ©.