2013-10-20 12:31:10

Shenjtërimi i Papëve Ronkali e Vojtila: mund të marrin pjesë të gjithë, pa bileta


Prefektura e Shtëpisë Papnore njofton se në kremtimin e Shenjtërimit të të Lumëve Gjoni XXIII dhe Gjon Pali II, të diel, 27 prill 2014, pjesëmarrja do të jetë e lirë për të gjithë ata, që do të gjejnë vend në Sheshin e Shën Pjetrit, Sheshin Piu XII dhe në Udhën e Pajtimit, pa pasur nevojë fare për të porositur bileta.Si në raste të tjera, besimtarëve u tërhiqet vëmendja të ruhen nga agjensitë ose veprimtarët turistikë, që mund t’u kërkojnë para, për të siguruar biletat.
Kujtohet edhe se biletat për të marrë pjesë në audiencat ose kremtimet e kryesuara nga Ati i Shenjtë, janë gjithnjë falas.








All the contents on this site are copyrighted ©.