2013-10-18 17:06:49

Papa: Meshari në anglisht ndihmë për ushtrimin e meshtarisë së përbashkët


Papa Françesku priti sot “Komisionin Ndërkombëtar për Anglishten në Liturgji” (ICEL), me rastin e 50 vjetorit të themelimit. Përfaqësinë e këtij komisioni, që bashkon përfaqësuesit e konferencave ipeshkvore, ku anglishtja është gjuha e liturgjisë, e shoqëroi Sekretari i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, Arqipeshkvi Arthur Roche.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Papa tha:
“Frytet e punës suaj kanë shërbyer për t’i dhënë formë lutjes së shumë katolikëve dhe kanë ndihmuar për të kuptuar më mirë fenë, për të ushtruar meshtarinë e përbashkët të besimtarëve, si edhe për përtëritjen e dinamizmit ungjillizues të Kishës. Të gjitha këto janë temat kryesore të mësimeve konciliare”.








All the contents on this site are copyrighted ©.