2013-10-17 14:58:29

“Fetë, liria, pushteti”. Kuvend në Milano me rastin e Vitit Kostantinian


“Fetë, liria, pushteti” është tema e kuvendit që u hap dje në Milano, në serinë e nismave për Vitin Kostantinian, që përkujton njohjen e parë të lirisë fetare, me ediktin e Milanit të vitit 313.
Debati zhvillohet rreth përmasës publike të besimit. Bota e kërkimit teologjik, e fesë dhe e kulturës laike organizuan një dialog të pjesëtuar në tri ditë, në dy universitetet kryesore milaneze, ai Katolik dhe ai Shtetëror, me pjesëmarrjen e 15 studiuesve nga 10 universitete italiane dhe të huaja. Ballafaqimi është i hapur edhe me fetë e tjera dhe është i pranishëm ish-kryetarit të asamblesë rabinike italiane Rav Laras.
Kuvendin e hapi Arqipeshkvi i Milanos Kardinali Angelo Scola, duke zënë fill nga thënia ungjillore: “E vërteta do t’ju bëjë të lirë”. “Sot, tha Kardinal Scola, gjendemi përballë një sulmi të rëndë kundër lirisë fetare, jo vetëm në vendet ku zhvillohen konflikte shumë të forta, por edhe këtu tek ne në Evropë. Liria fetare është kulmi i të drejtave themelore të njeriut dhe, nëse kërcënohet, kudoqoftë në botë, na përket të gjithëve”. Duke folur për shoqërinë perëndimore, tashmë pluraliste falë “takimit që mundëson emigrimi”, arqipeshkvi i Milanos tha se të krishterët e kanë për detyrë të dialogojnë me të gjithë, pa kërkuar hegjemioninë.









All the contents on this site are copyrighted ©.