2013-10-17 15:03:01

Papa Françesku do të jetë në Albano Laciale, nga 9 deri më 14 mars, për ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve


Papa Françesku do të shkojë, së bashku me Kurien Romake, nga mbrëmja e së dielës, 9 mars, deri të premten, 14 mars 2013, në qytezën romake Albano Laciale, për ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve. Vendi i zgjedhur për banim është “Shtëpia e Mësuesit Hyjnor”, e rregulltarëve paolinë. Meditimet do t’i mbajë don Anxhelo De Donatis, i klerit të Romës. Qëllimi, komunikon Sekretaria e Shtetit, është sigurimi i një vendi, ku mund të jetohet në mënyrë të heshtur e të qetë, larg zyrave dhe punës së zakonshme, për të hyrë më thellë në atmosferën e lutjes gjatë ushtrimeve shpirtërore.








All the contents on this site are copyrighted ©.