2013-10-16 14:55:51

Rubrika “Te gurra e besimit”: “Idhujt e të krishterëve” (Emisioni XXVIII)


Ndoshta na duket e çuditshme të flasim për idhujt e të krishterëve. E ndoshta edhe nuk mendojmë fare se i kemi në zemër tonë. Prandaj po i kushtojmë vëmendjen e duhur, në emisionin e 28-të të rubrikës sonë “Te gurra e besimit”, kushtuar pikërisht Vitit të Fesë. Shprehja ‘idhujt e të krishterëve’ duhet të na bëjë të mendojmë, pikërisht si të krishterë. E edhe t’i bëjmë vetes pyetjen: “A ësht, feja jonë e pastër dhe tërheqëse aq sa, duke u nisur prej saj, edhe paganët, që sot janë në kërkim e bëjnë një mori pyetjesh, ta ndjejnë dritën që buron nga një Zot i vetëm, të shoqërohen me ne në tremet e lutjeve tona e, duke gjetur përgjigjet për pyetjet e tyre, të bëhen edhe ata adhurues të një Zoti të vetëm? A jemi plotësisht të vetëdijshëm se lakmia është idhujtari? E se mund të hyjë edhe në zemrën tonë e në jetën tonë të përditshme? Thua nuk i lejojmë, në mënyra nga më të ndryshmet idhujt të hyjnë edhe në botën e fesë sonë? A jemi të gatshëm ta lëmë veten përherë në dorë të Zotit, që të na pastrojë, duke na krijuar kushtet për ta flakur jashtë nga shpirti e nga Kisha, gjithçka që i kundërvihet? Këtyre pyetjeve mund t’u përgjigjet, në heshtje, çdo besimtar, me vetëdijen se idhujt mund të depërtojnë edhe atje, ku më pak mendohet. E se duhen flakur nga skutat ku kanë zënë vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.