2013-10-15 11:38:49

Kisha përkujton Shën Terezën e Avilës


Më 15 tetor është përkujtohet Shën Tereza e Avilës, virgjër dhe doktore e Kishës. Lindi në vitin 1515, në një familje fisnike në Avila të Spanjës. Në moshën 20 vjeçare u largua nga shtëpia për të hyrë në Karmel. Aventura e saj shpirtërore, e denjë për të mbetur e pashlyeshme në historinë e Kishës, fillon në moshën 39 vjeçare, kur, me një guxim që mund të vijë vetëm prej fesë, nis reformën e Karmelit. Shpirti praktik dhe frymëzimi mistik gërshetoheshin përsosurisht gjatë gjithë veprimtarisë së saj. Ka lënë shkrime me vlera të jashtëzakonshme për jetën shpirtërore, ndër të cilët më i rëndësishmi është “Kështjella e shpirtërore,” dhe e kishte zakon të thoshte: “Hyji nuk i llaston shpirtrat: sa ma shumë i do, aq më shumë i shtie në udhën e kryqit”. Vdiq afër Salamankës më 15 tetor 1582. Në të njëjtën ditë përkujtohen edhe Shën Barseni e Shën Tekla. Qyteti i Shkodrës përkujton Zojën e Shkodrës.








All the contents on this site are copyrighted ©.