Emision numizmatik i Zyrës filatelike të Vatikanit
Monedhë përkujtimore për Ditën e 28-të Botërore të Rinisë, e cila u kremtua në Rio-de-Zhanejro
nga 23 deri më 28 korrik, në praninë e Papës Françesku. Kështu ka vendosur ta përjetësojë
këtë ditë, Zyra filatelike e Vatikanit, e cila i kushton udhëtimit të paharruar të
Atit të Shenjtë në Brazil, një monedhë 2 eurosh.