2013-10-14 18:52:36

Siri: 20 të vdekur në Idlib, viktima të një autobombe. Gjithnjë më e largët Konferenca e paqes “Gjeneva 2”.


Përsëri gjak në Siri. Të paktën 20 vetë mbetën të vrarë pas shpërthimit të një autobombe në Idlib, në zonën veriperëndimore të vendit. Asnjë lajm për shtatë veprimtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, rrëmbyer dje në të njëjtën zonë.Ndërkaq, veprimtaria diplomatike ka hyrë në rrugë pa krye, pas vendimit të Këshillit kombëtar sirian, grupi më i rëndësishëm i opozitës brenda koalicionit kombëtar, për të mos marrë pjesë në Konferencën e paqes “Gjeneva 2”. Grupi kërcënoi edhe se do të largohet fare nga koalicioni, në se do të vendosë të marrë pjesë në Konferencë. Ky qëndrim shqetëson posaçërisht Rusinë. Ministri i jashtëm i Moskës, Sergej Lavrov, u kërkoi SHBA-ve ta bindin koalicionin, që lufton kundër regjimit të Bashar al Assadit, të marrë pjesë në Konferencë. Nga ana e tij, sekretari i Shtetit amerikan, Xhon Kerri, duke takuar në Londër të dërguarin e OKB-së dhe të Lidhjes Arabe mbi krizën siriane, Lakhar Brahimi, nënvizoi se është tejet urgjente të caktohet një datë për Konferencën e paqes “Gjeneva 2”, si hap i parë i punës për Sirinë e re.







All the contents on this site are copyrighted ©.