2013-10-13 14:35:15

U lumnuan dje 522 martirë spanjollë. Papa: bota duhet çliruar nga çdo lloj dhune!


“Ta lavdërojmë Zotin për këta besimtarë të Tij të guximshëm e me ndërmjetësinë e tyre t’i lutemi ta çlirojë botën nga çdo lloj dhune”. Me këto fjalë, Papa Françesku kujtoi, në lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot, në përfundim të Meshës në Sheshin e Shën Pjetrit, 522 martirët e persekutimit spanjoll, lumnuar sot në Tarragonë të Spanjës, gjatë një kremtimi kryesuar nga kardinali Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.Të pranishmëve Papa u drejtoi edhe një videomesazh, në të cilin i paraqiti martirët si shembull që duhet ndjekur, për të dalë nga vetvetja e për t’ia hapur në të dy kanatat Zotit, portat e shpirtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.