Pas katekizmit të djeshëm, Papa e përfundon Ditën mariane me Meshën në Sheshin e Shën
Pjetrit
Dhjetra mijëra njerëz mbushën, që në orët e para të mëngjesit, Sheshin e Shën Pjetrit,
ku tani po ndjekin Meshën, kryesuar nga Papa Françesku, në përfundim të kremtimit
të Ditës mariane, në Vitin e Fesë. Dje pasdite, gjithnjë në Sheshin e Shën Pjetrit,
Ati i Shenjtë mbajti një katekizëm kushtuar Virgjërës Mari, pasi nderoi shtatoren
e Zojës, ardhur me këtë rast të jashtëzakonshëm nga Shenjtërorja e Fatimës, në përkim
me dukjen e Saj, më 13 tetor 1917.