2013-10-11 16:31:25

Organizohet takimi: “Liria fetare dhe martirët e fesë”.


U organizua sot, në Bazilikën e Shenjtes Krygjë, në Firence të Italisë, takimi me temë: “Liria fetare dhe martirët e fesë”.
Gjatë këtij takimi kushtuar Kishës, që vuan në të katër anët e botës, duke shtuar ditë për ditë aradhet e martirëve të krishterë, të pranishmit ndoqën me vëmendje të posaçme fjalën e imzot Jozef Kuts, kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Pakistanit, ku martirizimi i të krishterëve është në rend të ditës, deri në mbërthimin mbi kryq, si Mësuesi Hyjnor. Titullohej: “Dëshmia e Kishës që vuan në Pakistan e në Azi”. Takimi u hap nga drejtori i lëvizjes “Ndihmë për Kishën që vuan”, Massimo Ilardo.








All the contents on this site are copyrighted ©.