2013-10-10 15:58:31

Çmimi Nobel për letërsinë i jepet kanadezes Alice Munro


Çmimi Nobel për letërsinë 2013 i jepet shkrimtares 82-vjeçare kanadeze Alice Munro. Lindur në Uingham, në Ontario, në vitin 1931, Alice Munro është autore tregimesh. Librin e saj të parë, me titull “Vallja e hijeve të lumtura”, e shkroi në vitin 1968, duke fituar një çmim qeveritar, me i rëndësishmi për letërsinë kanadeze. Po kështu ndodhi edhe për përmbledhjet e tjera me tregime, “Kush mendon se je” në vitin 1978 dhe, “Udha e dashurisë” në vitin 1986. Më 1994 u emërua anëtare e Urdhërit të Ontarios, ndërsa në vitin 2010, u zgjodh Damë e Urdhërit francez të Arteve e Letrave. Quhet edhe “Çehovi” kanadez, për shkak të studimit psikologjik, që u bën personazheve dhe ambienteve në tregimet e saj.








All the contents on this site are copyrighted ©.