2013-10-10 14:33:45

Papa pret Kalorësit e Kolombit: kërkoni udhë të reja për Ungjillin, forcë përtëritëse për shoqërinë


Papa Françesku priti sot paradite në Vatikan, këshillin drejtues të Kalorësve të Kolombit, të cilën ndodhen në Romë për një takim të tyrin. Organizatës bamirëse amerikane, udhëhequr nga Kalorësi Suprem Karl A. Anderson, Ati i Shenjtë i kërkoi të vazhdojë të dëshmojë fenë e krishterë dhe t’u qëndrojë afër nevojtarëve. Kalorësit kanë krijuar prej kohësh një fond për bamirësinë e Papës, që quhet “Vicarius Christi Fund”, i cili, nënvizoi Papa Bergolio, është shenjë e qartë e solidaritetit me veprimtarinë e Atit të Shenjtë për Kishën e përbotshme. Pastaj, rreshtoi impenjimin e përditshëm të kalorësve:
“Lutja, impenjimi për të dëshmuar fenë, kujdesi për nevojat e vëllezërve më nevojtarë, të jenë gjithnjë tri shtyllat, që mbajnë veprimtarinë tuaj personale dhe atë të shoqatës. E vazhdoni, besnikë ndaj ideve të të nderuarit Atë Majkëll MekGivnej, Themeluesit tuaj, të kërkoni udhë të reja për të qenë tharmi i Ungjillit në botë, forca për përtëritjen shpirtërore të shoqërisë”.
Ndërsa Viti i Fesë po i afrohet fundit, shtoi Papa Françesku, po ju besoj, në mënyrë të veçantë, në duart e Shën Jozefit, rojtari i Familjes Shenjte të Nazaretit, model i admirueshëm i atyre virtyteve burrërore, si forca, integriteti dhe besnikëria, që Kalorësit e Kolombit përpiqen t’i ruajnë, t’i përforcojnë dhe t’ua përçojnë brezave të ardhshme të katolikëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.