2013-10-09 15:06:16

Urimet e Papës për presidenten argjentinase De Kirhner, pas operacionit


Një lutje Zojës së Lujàn-it dhe një urim personal për shërim të shpejtë. Kështu i shkruan Papa Françesku presidentes argjentinase, Kristina Fernandez De Kirhner, e cila dje u operua me sukses në kokë, pas një traume pësuar në muajin gusht. Papa i kërkon Zojës forcë për presidenten dhe shpreh shpresën që ajo të kthehet sa më parë në përgjegjësitë e përditshme. Së fundi, tregon afërsi me familjarët.







All the contents on this site are copyrighted ©.